Forcimi i aftësive ripërtëritëse/përshtatëse të komuniteteve vendore për zhvillim të qëndrueshëm në pellgjet ndërkombëtare ujëmbledhëse në Evropën Juglindore (CRESSIDA)

Building Local Community Resilience for the Sustainable Development of Watersheds in South Eastern Europe (CRESSIDA)

Origjina e fondeve

United States

Emri i klientit/dhuruesit

United States Environmental Protection Agency - US EPA

Vlera e projektit në total

EUR 440,000

Date

Janar 2014 – Shkurt 2019

Vendet përfituese

Albania | Bosnia and Herzegovina | Kosovo* | Former Yugoslav Republic of Macedonia | Montenegro | Serbia

Numri i stafit

10

Përshkrim i përgjithshëm

Projekti CRESSIDA forcon kapacitetet e palëve të interesuara për të përballuar sfidat e qëndrueshmërisë në basenet e lumit Drinit dhe Drina, duke u fokusuar në përmirësimin e fleksibilitetit dhe të kapaciteteve përshtatëse të komuniteteve dhe bizneseve bazuar në njohuritë e fituara përgjatë Kursit për Qëndrueshmëri 2014, të organizuar nga Akademia për Zhvillim të Qëndrueshëm e REC (AZHQ).

Objektivat

Qëllimi është të sigurojë trajnim për aftësitë ripërtëritëse/përshtatëse dhe zhvillimin e qëndrueshëm për komunitetet në basenin e lumit Drin në Shqipëri, në Kosovë* dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë; dhe në basenin e lumit Drina në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në Serbi.

Duke mbështetur veprimet vendore dhe ngritjen e kapaciteteve, projekti do të ndihmojë në përmirësimin e performancës së autoriteteve vendore në përputhje me Direktivën Kuadër të Ujit të BE-së (ËFD); dhe do të ndihmojë popullsinë vendase për të kontribuar në qëndrueshmëri përmes aktiviteteve të tyre të përditshme

*Ky përcaktim është pa paragjykuar pozicionet mbi statusin, dhe është në përputhje me UNSCR 1244 dhe Opinionin e ICJ-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Përshkrim

Kursi për Qëndrueshmëri 2014, i Akademisë për Zhvillim të Qëndrueshëm, është projektuar për ngritjen e kapaciteteve lidhur me aftësitë ripërtëritëse/përshtatëse dhe qëndrueshmërinë në nivel të qeverisjes rajonale, kombëtare dhe vendore në Evropën Juglindore, duke u përqëndruar në rritjen e gjelbër, ekonominë qarkulluese dhe menaxhimin ndërkufitar të basenit lumor. Bazuar në njohuritë e fituara gjatë kursit, komunitetet vendore në gjashtë vende të EJL-së po kuptojnë më mirë rëndësinë e menaxhimit e qëndrueshëm të burimeve bazuar në shkencë, për të kontribuar në marrëdhënie ndërkufitare paqësore dhe një zhvillim ekonomik afatgjatë.

 

Aktivitetet

Aktivitetet e realizuara gjatë këtij projekti pesë vjeçar përfshijnë:

• vlerësimin e planeve strategjike dhe të mjeteve për menaxhimin e ujit në basenin lumor dhe në nivel komuniteti vendor;

• organizimin e forumeve rajonale dhe të workshopeve për shkëmbimin e përvojës lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin e ujit në nivel rajonal dhe vendor;

• krijimin e mjeteve të zhvillimit të qëndrueshëm për nevojat vendore dhe miratimin e tyre nga këshillat vendorë; dhe

• zhvillimin dhe zbatimin e proceseve dhe të investimeve për të adresuar sfidat e identifikuara dhe për të përmirësuar menaxhimin e baseneve lumore në përputhje me Direktivën Kuadër të Ujit.

Llojet e shërbimeve

•Ngritje kapacitetesh

• Bashkëpunim

• Transferim njohurish

• Vlerësime

• Organizim aktivitetesh