Edukimi për Zhvillim të Qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor

Education for Sustainable Development in the Western Balkans

Origjina e fondeve

Finland

Emri i klientit/dhuruesit

Ministry of Foreign Affairs, Finland

Vlera e projektit në total

EUR 4,307,000

Date

Prill 2009 – Prill 2013

Vendet përfituese

Bosnia and Herzegovina | Montenegro | Serbia

Numri i stafit

21

Informacion i përgjithshëm

Aty ku komunitetet vendore dhe proceset e planifikimit vendor japin mbështetje të pamjaftueshme në edukim (për shembull, për shkak të njohurive të kufizuara, mbështetjes së pamjaftueshme institucionale dhe burimeve të varfëra njerëzore dhe financiare), koncepti i edukimit për zhvillim të qëndrueshëm përfshihet shumë ngadalë në sistemin arsimor. Ky projekt shumëvjeçar ka mbështetur zhvillimin e lidhjeve ndërmjet komuniteteve vendore dhe shkollave në Ballkanin Perëndimor me qëllimin për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm në komunitetet e zgjedhura vendore në basenin e lumit Drina. Projekti, gjithashtu, ka kontribuar në Objektin e 7-të për Zhvillimin e Mijëvjeçarit në sigurimin e qëndrueshmërisë mjedisore përmes eleminimit të zonave të neglizhuara nga politika të veçanta dhe përmes zvogëlimit të dështimeve qeverisëse.

Objektivat

Qëllimi ishte të kontribuonte në arritjen e objektivit të përgjithshëm të Dekadës për Edukim për Zhvillimin e Qëndrueshëm (EZHQ), 2005-2014, për përfshirjen e EZHQ-së në sistemet kurrikulare dhe arsimore në të gjitha vendet. Qëllimet e veçanta ishin rritja e ndërgjegjësimit mbi EZHQ-në në 25 komunitete në Ballkanin Perëndimor dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm në komunitetet në basenin e lumit Drina përmes:

• nxitjes së komuniteteve për të punuar së bashku me shkollat drejt zhvillimit të qëndrueshëm;

• përmirësimit të sistemit arsimor dhe qeverisjes mjedisore vendore në Bosnje dhe Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në Serbi, përmes konceptit të shkollës së qëndrueshme;

• përmirësimit të praktikave në klasë dhe proceseve të mësimdhënies;

• përfshirjes së planifikimit për zhvillimin e shkollës dhe planifikimit për zhvillim vendor të qëndrueshëm në të paktën 20 komunitetet partnere;

• përmirësimit të qëndrueshmërisë së shkollave partnere përmes projekteve të përbashkëta me komunitetet (p.sh. për menaxhimin e mbetjeve, riciklimin, zvogëlimin e përdorimit të energjisë, konsumin e ujit dhe të ngrohjes);

• informimit të Ministrisë së Arsimit dhe të Mjedisit në Ballkanin Perëndimor në lidhje me konceptin e shkollave të qëndrueshme dhe nxitjes së tyre për të hulumtuar mundësitë në vendet e tyre;

• rritjes së numrit të shkollave në basenin e lumit Drina, të interesuar për të përshtatur konceptin e shkollës së qëndrueshme; dhe

• përmirësimin e shkëmbimit të përvojave ndërmjet shkollave dhe komuniteteve në basenin e lumit Drina, në mënyrë që të bëhen publike përfitimet e bashkëpunimit ndërkufitar dhe atij rajonal për zhvillim të qëndrueshëm.

Përshkrim

Koncepti i shkollave të qëndrueshme mbulon fushat si kurrikulumet / mësimdhënia dhe të nxënit; toleranca / barazia / përfshirja / pjesëmarrja; mirëmbajtja e shkollës dhe pajisjet, përfshirë blerjet dhe mbetjet; menaxhimi i godinës së shkollës dhe oborreve; rrjetëzimet; dhe mjedisi si një zonë eksplorimi, sigurie dhe mirëqenie.

Projekti ka punuar me 25 komunitete në basenin e lumit Drina (10 në Bosnje dhe Hercegovinë, 10 në Serbi dhe 5 në Mal të Zi). 25 autoritetet vendore dhe 25 shkolla (një shkollë e synuar për një komunitet partner) janë përfshirë si përfitues parësor. Komunitetet partnere kanë punuar së bashku me shkollat ​​partnere në përfshirjen e parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në sistemin arsimor.

Aktivitetet

Aktivitetet specifike përfshijnë:

• miratimin e modelit më të përshtatshëm për konceptin e shkollës së qëndrueshme sipas rrethanave vendore dhe nevojave për të zhvilluar një vlerësim të shkollave dhe të komuniteteve;

• përshtatjen e metodologjisë ekzistuese për të zhvilluar ose për të përditësuar planet lokale të veprimit për qëndrueshmërinë (PLVQ-të) në komunitetet partnere;

• krijimin e një sistemi eficient të monitorimit për EZHQ-në dhe qëndrueshmërinë vendore për ta përdorur në këtë projekt;

• organizimin e një sërë trajnimesh për ngritjen e kapaciteteve të drejtorëve të shkollave, të mësuesve, të stafit menaxhues, të nxënësve dhe të përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile mbi aspektet themelore të zhvillimit të qëndrueshëm, EZHQ-në dhe konceptin e shkollave të qëndrueshme;

• organizimin e një sërë trajnimesh për ngritjen e kapaciteteve të kryetarëve të bashkive dhe të zëvendës/kryetarëve të bashkive; të stafit bashkiak përgjegjës për mjedisin, për edukimin dhe për zhvillimin e qëndrueshëm; dhe të përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve minoritare lidhur me aspektet themelore të zhvillimit të qëndrueshëm, planifikimit me pjesëmarrje, zbatimit të veprimeve prioritare, dhe të monitorimit dhe të vlerësimit;

• nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet shkollave dhe bashkive përmes zhvillimit të përbashkët të planeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe PLVQ-ve;

• ngritjen e kapaciteteve të aktorëve për të hartuar dhe për të zbatuar PLVQ-të në mënyrë transparente dhe të hapur; dhe

• mbështetjen e lidhjeve të përmirësuara ndërmjet shkollave dhe komuniteteve për të punuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm, duke organizuar seminare të përbashkëta dhe mundësi për shkëmbim njohurish.

Si rezultat i projektit, planet lokale për zhvillim të qëndrueshëm dhe planet për zhvillimin e shkollës janë zhvilluar në 25 komunitete partnere, dhe koncepti i shkollës së qëndrueshme është miratuar në 25 shkolla partnere. Ecuria e qëndrueshmërisë së shkollave partnere është përmirësuar përmes projekteve të përbashkëta me komunitetet.

 

Llojet e shërbimeve

• Mbështetje strategjike

• Mbështetje administrative

• Shpërndarje informacioni

• Vlerësim

• Bashkëpunim dhe rrjetëzim

• Trajnim dhe ngritje kapacitetesh