Përfshirja e Objektivave të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm në shkolla në Evropën Juglindore (SEEDLING)

Introducing the UN Sustainable Development Goals in Schools in South Eastern Europe (SEEDLING)

Origjina e fondeve

Austria

Emri i klientit/dhuruesit

Austrian Development Agency

Vlera e projektit në total

EUR 1,400,000

Date

Nëntor 2015 – Tetor 2018

Vendet përfituese

Albania | Bosnia and Herzegovina | Kosovo* | Former Yugoslav Republic of Macedonia | Moldova | Montenegro | Serbia

Numri i stafit

15

Informacion i përgjithshëm

Projekti SEEDLING synon të forcojë edukimin, ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi Objektivat e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ-të) në vendet e Evropës Juglindore (EJL), duke përfshirë OZHQ-të në programet mësimore dhe duke promovuar bashkëpunimin rajonal dhe rrjetëzimin ndërmjet vendimmarrësve, edukatorëve dhe mësuesve. Moldavia është përfshirë në projekt, me qëllim transferimin e njohurive dhe të përvojës nga rajoni i Evropës Juglindore.

Objektivat

Qëllimi është ngritja e kapaciteteve të institucioneve përkatëse, e mësuesve dhe e nxënësve për kuptimin e OZHQ-ve dhe zbatimin e tyre në vazhdim, dhe rritja e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet institucioneve në fushën e arsimit për zhvillim të qëndrueshëm (EZHQ) në EJL (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë*, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldavi, Mali i Zi dhe Serbi).

*Ky përcaktim është pa paragjykuar pozicionet mbi statusin, dhe është në përputhje me UNSCR 1244 dhe Opinionin e ICJ-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

 

Përshkrim

Projekti do të përfshijë drejtpërsëdrejti rreth 70 politikëbërës/ligjvënës nga Ministritë e Arsimit dhe institucione të tjera përkatëse arsimore në vendet përfituese, si dhe rreth 700 ekspertë, edukatorë, mësues dhe nxënës të arsimit të mesëm. Duke patur parasysh numrin e shkollave të mesme dhe ato të arsimit profesional në vendet e synuara (mbi 1,000 shkolla dhe 470,000 nxënës), si dhe përfshirjen e mundshme të familjeve dhe të publikut në përgjithësi, projekti do të ketë një shtirje relativisht të gjerë.

 

Aktivitetet

Aktivitetet e realizuara gjatë projektit tre vjeçar janë të ndara në tre grupe:

• forcimi institucional dhe mbështetja e rrjeteve institucionale kombëtare dhe ndërkombëtare;

• zhvillimi i një mjeti online edukativ dhe ngritja e kapaciteteve të mësuesve dhe edukatorëve; dhe

• rritja e njohurive të nxënësve në lidhje me mundësitë e krijimit të vendeve të punës.

 

Llojet e shërbimeve

• Vlerësime

• Ngritje kapacitetesh dhe trajnime

• Bashkëpunim

• Transferim njohurish

• Programe grantimi

• Organizim aktivitetesh