Parku Kombëtar i Dajtit

Parku Kombëtar i Dajtit

Të dashur fëmijë!

mars 2017 | Printim | Broshurë

Parku Kombëtar i Dajtit është një nga zonat më të bukura natyrore të Tiranës, i cili me madhështinë e tij kërkon që gjithësecili prej nesh të kthejë sytë prej tij. Mali Dajtit nuk është vetëm pjesë e peizazhit të qytetit të Tiranës por ai është “mushkëria” e këtij ekosistemi të madh urban.

Ai ndodhet kaq pranë qytetit duke ofruar mundësi të shkëlqyera për ta vizituar, njohur, organizuar aktivitete sportive dhe edukuese për të rinjtë dhe të gjithë familjen.

Përmes këtij botimi, ne dëshirojmë t’ju mësojmë më shumë për këtë park, natyrën dhe se si të mund ta eksploroni atë në mënyrë të sigurtë. Në faqet e këtij botimi ju do të mund të merrni më shumë informacion në lidhje me shtigjet për ecje në Parkun Kombëtar të Dajtit? Do të mësoni se si të përzgjdhni shtegun më të përshtatshëm? Si të kuptoni sinjalistikën për të ecur në mal? Çfarë përfitimesh shëndetësore na sjell ecja në natyrë? Çfarë veshjesh dhe pajisjesh duhet të kemi me vete kur duhet të shkojmë në një ekspeditë në natyrë?

Por në fund të fundit ky botim ju ndihmon të bëheni më të ndërgjegjshëm për të kuptuar se kush jemi ne dhe cilat janë lidhjet tona me Parkun Kombëtar të Dajtit dhe natyrën. Duke ecur në shtigjet e këtij parku apo duke eksploruar ekositemet e tij, por dhe duke biseduar me shokët dhe prindërit, ju mund të mësoni më shumë për kafshët, pemët, lulet, zogjtë, fluturat dhe çdo gjë të bukur që natyra përreth nesh na ofron përzemërsisht.

Language versions