Monitorimi i lajmeve mjedisore të paketës informative “Mjedisi Sot – Issue 2015

Monitorimi i lajmeve mjedisore të paketës informative “Mjedisi Sot
janar 2016 | Online | Botim periodik

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri e konsideron shkëmbimin e informacionit si një mjet shumë të rëndësishëm për përfshirjen e publikut në çështjet e mjedisit dhe mbrojtjen e tij.
Programi i Informacionit Mjedisor, është krijuar nga REC Shqipëri në vitin 2000 si një burim i rëndësishëm monitorimi, vetëndërgjegjësimi dhe si një bazë të dhënash sistematike për analizim të mëtejshëm dhe studim tendecash në fushën e mjedisit, për publikun e gjerë.
Akoma sot, vit pas viti puna sistematike vazhdon me synim rritjen e kulturës komunitare në respektin për natyrën drejt zhvillimit të qëndrueshëm sepse REC Shqipëri e konsideron shkëmbimin e informacionit si një mjet shumë të rëndësishëm në përfshirjen e publikut të interesuar në çështjet e mjedisit, në mbrojtjen dhe përmirësimin e mëtejshëm të situatës mjedisiore.
Prej Majit të vitit 2000, kur është botuar numri i parë i paketës ditore të informacionit mjedisor “Mjedisi Sot”, REC Shqipëri është përpjekur të sjellë pranë lexuesve informacionet më të fundit mbi zhvillimet në mjedisin shqiptar, të përzgjedhura nga shtypi i ditës, agjencitë e ndryshme të informacionit, burimet e shtypit pranë institucioneve të pushtetit qendror dhe vendor, OJF-të etj. Duke e vazhduar këtë punë ditë pas dite, vit pas viti, shërbimi i informacionit mjedisor është shndërruar në një mjet efikas komunikimi dhe shpërndarjeje informacioni, jo vetëm për specialistët e mjedisit dhe aktorët kryesorë të fushës, por dhe për gazetarët, studentët, publikun e thjeshtë apo të gjithë dashamirësit e natyrës.
Këtj qëllimi i shërben dhe monitorimi i lajmeve mjedisore referuar Mjedisit Sot, një përpjekje e hershme kjo e REC Shqipëri, për të dokumentuar deri në një masë të caktuar informacionin dhe përmbajtjen e tij ndër vite. Ky informacion mblidhet në formë sasiore dhe statistikore, me një vlerësim të shpejtë, pa analiza të thelluara mbi përmbajtjen dhe arsyet mbi të cilat ndërtohet informacioni.
Objekti i këtij monitorimi janë gazetat e shtypit të shkruar, të pavarura e me mbulim kombëtar. Përzgjedhja e këtyre gazetave nuk është bërë mbi ndonjë kriter të veçantë, përveç atij të shtrirjes dhe pavarësisë së informacionit. Objekt tjetër i monitorimit janë dhe burimet e drejtpërdrejta të informacionit në paketën informative “Mjedisi Sot”, të tilla si specialistë të mjedisit, OJF mjedisore, media elektronike, etj.
Informacioni mblidhet në mënyrë ditore dhe dokumentohet sipas një moduli të paracaktuar, i cili e zbërthen lajmin në disa aspekte, ku përfshihen: burimi; tematika; çështja që trajtohet; natyra e shkrimit dhe vendi që ze lajmi në media.
Në këtë studim janë përfshirë të gjitha lajmet e botuara në paketën ditore informative Mjedisi Sot, për periudhën janar-dhjetor 2015, ku në total për këtë vit janë botuar 941 artikuj.
Është me rëndësi të theksohet se ky informacion nuk ka qëllim tjetër përveç dhënies së një tendence të përgjithshme të informacionit sipas burimeve të sipë

Numrat / Versione në gjuhë të tjera