Mbёshtetje pёr Zvogёlimin e Shkarkimeve tё Karbonit nё Evropёn Juglindore (SLED)

Mbёshtetje pёr Zvogёlimin e Shkarkimeve tё Karbonit nё Evropёn Juglindore (SLED)
prill 2017 | Printim | Fletë të dhënash

Botimi më i fundit i REC është “Mbёshtetje pёr Zvogёlimin e Shkarkimeve tё Karbonit nё Evropёn Juglindore (SLED)”, i cili sjell rezultatet e modelimit pёr dekarbonizimin nё sektorin e energjisё elektrike në Shqipëri.
Tashmë dihet që sektori i prodhimit të energjisë elektrike është një nga kontribuesit kryesorë të shakarkimeve të gazeve serrë (GHG). Qëllimi i simulimit të këtij modelimi ёshtё tё ndihmojё politikёbёrёsit nё Shqipёri, tё pёrcaktojnё rrugёn realiste, por edhe ambicioze, tё dekarbonizimit tё sektorit tё energjisё elektrike deri nё vitin 2030.
Ky studim vlerёson efektin e tre skenarёve pёr dekarbonizimin e këtij sektori. Skenarёt (i Referencёs – REF; i Politikave Tashmё tё Planifikuara– CPP; dhe ai Ambicioz – AMB) pёrdorin supozime tё ndryshme lidhur me prodhimin dhe kёrkesёn pёr energji elektrike. Ai ndihmon gjithashtu që të identifikohen mundësitë kosto-efektive në drejtim të reduktimit të shkarkimeve të gazeve serë sipas objektivave afatgjata që ka BE për dekarbonizimin nё sektorin e energjisё elektrike.
Studimi përshkruan modelet e ndryshme të zhvillimit të sektorit dhe ndihmon për t'iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:

- Cilat janë mundësitë më kosto-efektive për reduktimin e shkarkimeve të gazeve serë GHG (cilat janë mundësitë për zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, cilat janë investimet që lidhen me efiçiencën e energjisë, taksat e energjisë, standardet e performances së rrjetit, kapacitete më të mira të interkonjeksionit)?
- Cilat janë ndikimet që këto politika mund të kenë mbi çmimin e energjisë elektrike?
- Përdorimi dhe investimi në burimeve të ripërtëritshme të energjisë a do të kishte kosto-efektive për vendet e rajonit të EJL?
- Sa është shuma e subvencioneve të nevojshme për vendet përfituese për të arritur një nivel të caktuar të prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme?
- Cilat janë përfitimet e përbashkëta që këto vende kanë në kuadër të këtyre politikave (si p.sh rritja e sigurisë së furnizimit, rritja e konkurrencës, etj)?

Shqipëria si dhe të gjitha vendet e marra në studim janë anëtare të Komunitetit të Energjisë, gjë e cila ndihmon në rrugën drejt modernizimit të këtij sektori dhe i ndihmon ata të integrohen më mirë në tregun e BE-së dhe për të harmonizuar rregullat e tyre të veprimit me rregullat e tregut të përbashkët të BE-së.
Supozimet pёr çdo skenar janë bazuar në gjashtё dimensionet që ndikojnё mbi shkarkimet kombёtare tё CO₂ pёrmes nivelit tё prodhimit tё energjisё elektrike ose pёrmes ndikimit tё tyre mbi karburantet mikse pёr gjenerimin e energjisё elektrike.
Gjashtë dimesionet e analizuar janë :
1 .Vlera e karbonit;
2. Taksa e energjisё/akcizёs;
3. Standartet mjedisore;
4. Futja e teknologjive tё energjive tё rinovueshme;
5. Futja e teknologjive tё gjenerimit konvencional; dhe
6. Kёrkesa pёr energji elektrike (duke pёrfshirё edhe supozimet lidhur me pёrmirёsimet lidhur me efiçencёn e energjisё nё fund tё zinxhirit tё pёrdoruesit).

Prej modelimit tё skenarёve janë nxjerrë një sërë pёrfundimesh për zhvillimi i politikave energjetike që duhen bёrё bazuar mbi tё dhёnat, tё cilat duhet tё mbёshteten sa mё shumё tё jetё e mundur nё rezultatet e mar

Numrat / Versione në gjuhë të tjera