Paketa e Ajrit, për një mjedis të shëndetshëm në shkollë

Paketa e Ajrit, për një mjedis të shëndetshëm në shkollë
dhjetor 2013 | Printim | Broshurë

Paketa e Ajrit-produkti më i ri i REC vjen si një dhuratë mjedisore në këto prag festash, për të gjithë mësuesit dhe nxënësit e shkollave shqiptare.
Paketa e Ajrit është një mjet edukues, i cili po pilotohet për herë të parë në Shqipëri dhe Itali si një mjet edukues për shëndetin dhe mjedisin në shkollë. Kjo paketë që iu drejtohet nxënësve dhe mësuesve të shkollave me qëllim që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet e cilësisë së ajrit (fokusuar më tepër tek mjediset e brendshme) dhe të shëndetit në shkollë. Paketa synon të motivojë drejtuesit e shkollave tona, mësuesit e fëmijëve tanë si dhe vetë nxënësit për një mjedis shkollor të shëndetshëm dhe një mënyrë jetese të qëndrueshme.
Ndoshta jo të gjithë e dimë që cilësia e ajrit të brendshëm në klasa është një nga elementët kryesorë të mjedisit dhe shëndetit në shkollë. Ajri i brendshëm mund të mbartë rreziqe për shëndetin, veçanërisht për grupet më të ndjeshme, të tillë si fëmijët që vuajnë nga alergjitë ose astma. Nxënësit shpenzojnë rreth 8 orë çdo ditë në mjediset e shkollës dhe klasës së tyre. Shumë studime të OBSH-së kanë treguar që cilësia e dobët e ajrit mund të ndikojë në shëndetin e personelit të shkollës dhe nxënësve duke kontribuar në shpërndarjen e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, nxitjes së reaksioneve alergjike ose krizave të astmës, apo të shkaktojë dhimbje koke e lodhje mendore. Për pasojë, rritet numri i ditëve kur nxënësit sëmuren dhe ulet shkalla e të mësuarit dhe e rezultateve që ata duhet të arrijnë në mësime.
Fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndikimit të kimikateve që mund të ndodhen në ajër si pasojë e ndotjes sepse ata thithin një volum më të madh ajri në përpjestim me peshën e tyre, krahasuar me të rriturit. Fëmijët shpesh marrin frymë me gojë, duke anashkaluar mbrojtjen natyrore të kalimit të ajrit nëpër hundë; kanë kontakt më të madh të lëkurës me sipërfaqet e bankave apo dhe dyshemenë e klasës, për shkak të madhësisë së tyre dhe sjelljes; dhe në ndryshim nga të rriturit, janë të pandërgjegjshëm për rreziqet dhe të paaftë për të bërë zgjedhje që të mbrojnë shëndetin e tyre.
Paketa e Ajrit prezanton një sërë zgjedhjesh të qëndrueshme si për drejtuesit e shkollave dhe mësuesit që mund të parandalojnë ndotjen e ajrit të brendshëm nga burime të ndryshme.

Po çfarë është konkretisht Paketa e Ajrit?
Paketa e Ajrit është një paketë me materiale burimore për mësimin e fëmijëve në lidhje me cilësinë e ajrit të brendshëm në shkolla. Informacioni i saj vjen i strukutruar në tre kapituj kryesorë: Mjedisi brenda shkollës; Mjedisi i jashtëm në shkollë, Unë dhe klasa ime.
Materialet e Paketës së Ajrit synohet të përdoren nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollave në Shqipëri. Planet mësimore, të cilat janë në format

Numrat / Versione në gjuhë të tjera