Rrugëtimi drejt Parisit 2015 - për integrimin e çështjeve të NK në politikat dhe dokumentet strategjike të vendit

Rrugëtimi drejt Parisit 2015 - për integrimin e çështjeve të NK në politikat dhe dokumentet strategjike të vendit
nëntor 2015 | Printim | Libër

Ndikimet e ndryshimeve klimatike (NK) paraqesin sfida të rëndësishme para qeverisë së Shqipërisë.
Temperatura, reshjet, rritja e nivelit të detit dhe ngjarjet ekstreme janë ndryshime të cilat do të ndikojnë në të gjitha aspektet e ekonomisë, aktivitetet e përditshme të komuniteteve lokale dhe vlerat e biodiversitetit për të cilat ato janë të mirënjohura. Tashmë jemi të vetëdijshëm që ne po i shikojmë dhe ndjejmë ndikimet e NK dhe do të përballemi gjithnjë e më shumë me sfidat ndaj tyre në dekadat e ardhshme. Për pasojë, marrja në konsideratë e ndikimeve të tyre, integrimi i çështjeve të NK në kuadrin ligjor dhe hartimi i planeve të masave zbutëse/përshtatëse ndaj tyre është jetësore dhe kjo duhet të realizohet përmes një qasjeje të integruar, koordinuar dhe ndërlidhur.

Shqipëria ka filluar hapat në këtë drejtim me identifikimin e Strategjive të Politikave që iniciojnë integrimin e konsider‐ atave ndaj ndryshimeve klimatike në planifikimin e zhvillimit kombëtar. Strategjitë e Politikave janë bazuar në konsul‐ timin me institucionet qendrore dhe lokale, shoqatat mjedisore të Shoqërisë civile, praktikat e mira botërore, rezultatet e projekteve të zbatuara nga qeveria shqiptare për integrimin e çështjeve të NK dhe zbatimin e masave zbutëse dhe/ ose përshtatëse dhe me rezultatet e rëndësishme të punës së kryer për projektin “Rrugëtimi drejt Parisit 2015 ‐ për integrimin e çështjeve të ndryshimeve të klimës në politikat dhe dokumentet strategjike të vendit”, një nismë e zbatuar me sukses në Shqipëri me mbështetjen e Qendrës Rajonale të mjedisit (REC) dhe me mbështetjen e programit SENiOR‐ A, Programi për Mbështetjen e Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri.

Integrimi dhe zbatimi i këtyre strategjive është kritik për të nxitur mjedisin e përshtatshëm të nevojshëm për t’u për‐ ballur me sfidat e ndryshimeve të klimës duke përfshirë sa më shumë aktorë në procesin e hartimit të strategjive dhe kuadrit ligjor të ndryshimeve të klimës, duke mbështetur vazhdimësinë e procesit për të siguruar masa zbutëse/për‐ shtatëse proaktive të rreziqeve nga ndryshimet klimatike në Shqipëri. Si një prioritet i menjëhershëm, këto strategji politike duhet të merren në konsiderate gjatë hartimit të Strategjisë Kombëtare për Ndryshimet Klimatike, përfshirë dhe Strategjinë Ndërsektoriale të Mjedisit. Midis këtyre prioriteteve të menjëhershme, rekomandohet që ne të zbato‐ jmë një politikë të përbashkët, të mirë koordinuar dhe monitoruar nga afër duke integruar përpjekjet për të na ndih‐
muar të adresojmë sfidat kritike të përshtatjes që paraqesin NK para Shqipërisë.