Pyjet dhe tranzicioni: Vlerësimi i gjendjes së pyjeve (1990-2014)

Pyjet dhe tranzicioni: Vlerësimi i gjendjes së pyjeve (1990-2014)
nëntor 2015 | Printim | Libër

Qendra Rajonale e Mjedisit- REC Shqipëri, në kuadrin e Programit «Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqerisë Civile në Shqipëri 2012-2015, SENiOR-A » i financuar nga Qeveria Suedeze, prezanton Raportin “Vlerësimi i gjendjes së Pyjeve për periudhën 1990-2014” .
Gjetjet që prezanton ky raport i referohen një punë kërkimore të një grupi ekspertësh të fushave të ndryshme që lidhen me pyjet dhe që vijnë nga Shoqëria Civile dhe bota akademike. Ky raport është i shoqëruar dhe me të dhëna të shumta në lidhje me aspekte të ndryshme të pyjeve në Shqipëri.

Pas rreth 25 vitesh të tranzicionit, vërtet kishte ardhur koha, për t’i hedhur një vështrim rrugës që ka përshkuar sektori i pyjeve, gjatë kësaj periudhe.
Me rrjedhën e ndryshimeve të menjëherëshme dhe rrënjësore, u ndeshën edhe pyjet. Askush nuk e imagjinonte dot të ardhmen e tyre në sistemin e ri.
Tani, të gjithë ndodhemi para një fakti, aspak të dëshiruar. Pyjet, këto pasuri kombëtare, me vlera të shumta, të pazëvëndësueshme e shumëplanëshe, ndodhen në një gjendje vërtet dramatike.

Gjithçka që ka ndodhur përgjatë këtyre viteve, është rezultat i një morie problemesh, të natyrave të ndryshme.
Mungesa e vullnetit, nxorri në plan të parë interesat afatshkurtëra politike, të cilat kanë mbizotëruar mbi interesat afatgjata, të të gjithë shoqërisë.
Programet qeverisëse, zgjidhjen e një pjese të vështirësive të shumta ekonomike, sidomos të banorëve të zonave rurale, e mbështetën tek pyjet. Kjo alternativë, momentalisht e “suksesëshme”, është shprehje e “vizioneve zhvillimorë“, të zbatuar në vijimësi gjatë këtij tranzicioni të mundimshëm.

Vështirësi të shumta janë kapërcyer gjatë kësaj periudhe, por vështirësitë më të mëdha i përkasin së ardhmes, sepse ekzistojnë shumë pikëpyjetje. Më kryesoret janë: (i) sa do të mund të rigjenerohet ajo çfarë kemi humbur? (ii) kur do të mund të rigjenerohet dhe (iii) cilat do të jenë kostot që do të paguhen? - sepse në mënyrë të pashmangëshme do të ndëshkohemi sipas parimit “kush dëmton, paguan”.
Në fund të fundit, gjendja aktuale e pyjeve përfaqëson nivelin e emancipimit të shoqërisë sonë.

Studimi mbi gjendjen e pyjeve në vendin tonë, për periudhën 1990-2014, është një përpjekje për të nxjerrë në pah e në mënyrë objektive, shkaqet apo arsyet, që kanë sjellë këtë situatë të padëshiruar. 

Numrat / Versione në gjuhë të tjera