Raporti Kombëtar mbi perceptimin e mjedisit nga publiku 2015

Raporti Kombëtar mbi perceptimin e mjedisit nga publiku 2015
tetor 2015 | Printim | Libër

Ky studim është mbështetur nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), Shqipëri në kuadër të programit për “Mbështetjen për Shoqërinë Civile Mjedisore në Shqipëri”, financuar nga Qeveria Suedeze.
Qëllimi i këtij studimi është të vlerësojë për herë të parë në Shqipëri perceptimin e publikut për mjedisin, duke përdorur kriteret më të avancuara dhe standartet më të konsoliduara Evropiane.

Raporti i studimit “Perceptimi i Publikut për Mjedisin në Shqipëri 2015” bazohet në realizimin e një sondazhi kombëtar i cili do të jetë një pikënisje e matjes së ndikimit të zhvillimeve në mbrojtjen e mjedisit nga aktorët e ndryshëm shtetëror dhe sjelljeve të përgjithshme të publikut me mjedisin.
Studimi vlerëson si perceptohen këto zhvillime e sjellje në jetën e përditshme dhe ekonominë e vendit, prioritetet në lidhje me mjedisin, niveli i njohjes dhe informimi rreth çështjeve mjedisore, ndërhyrjet dhe nismat konkrete që publiku percepton si të nevojshme për rritjen e nivelit të mbrojtjes së mjedisit si dhe komunikimin efektiv me publikun për mjedisin nga aktorët kyç përfshirë dhe organizatat mjedisore.

Studimi dhe gjetjet e tij do të vendosin gurin e parë për ndërmarrjen e kësaj nisme në mënyrë periodike dhe mundësuar ndryshimet në perceptim në vitet në vijim. Rezultatet do të ndihmojnë të gjithë të interesuarit për të vlerësuar dhe ballafaquar përpjekjet dhe arritjet, për të gjetur mangësitë dhe për të ndërtuar përqasje politikash zhvillimore. 

Numrat / Versione në gjuhë të tjera