Diferencat gjinore dhe pjesëmarrja qytetare e komuniteteve vendore në informimin mjedisor

Diferencat gjinore dhe pjesëmarrja qytetare e komuniteteve vendore në informimin mjedisor
korrik 2017 | Printim |

Ky raport është përgatitur në kuadër të projektit: “Krijimi i Sistemit të Menaxhimit dhe të Monitorimit të Informacionit Mjedisor në Shqipëri në përputhje me Raportimin Global”, i zbatuar nga PNUD Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit. Qëllimi përfundimtar i projektit është zhvillimi i kapaciteteve kombëtare në Shqipëri për të lidhur sistemin kombëtar të menaxhimit dhe monitorimit të informacionit mjedisor me prioritetet globale të monitorimit dhe raportimit mjedisor, duke përfshirë pajtueshmërinë me detyrimet e raportimit në kuadër të Marrëveshjeve Shumëpalëshe për Mjedisin (MShM).

Raporti synon të paraqesë një rishikim të përgjithshëm të politikave kombëtare gjinore dhe të angazhimeve në lidhje me tre MShM, duke nxjerrë në pah rolin e grave dhe të burrave në një vendimmarrje më të mirëinformuar lidhur me mjedisin në familje dhe në komunitet.

Rekomandimet e dhëna synojnë të theksojnë rëndësinë e të kuptuarit se si rolet e burrave dhe të grave dhe marrëdhëniet gjinore ndryshojnë dhe mund të plotësojnë njëra-tjetrën kur përballen me ndryshimet klimatike, shkretëtirëzimin e tokës dhe biodiversitetin.

Nevoja për të siguruar planifikimin e pjesëmarrjes, metodat e zbatimit dhe të monitorimit, të përshtatshme për të nxitur gratë dhe burrat që të përfshihen në procese të ndryshme, del në pah në pjesë të ndryshme të këtij raporti dhe përmes rekomandimeve specifike.