Një vështrim mbi rezultatet e projektit ACHIEVE

Një vështrim mbi rezultatet e projektit ACHIEVE
nëntor 2017 | Printim | Libër

Shoqëria civile ka një histori relativisht të re në Shqipëri me organizatat e para të krijuara jo më shumë se 25 vjet më parë. Ka pasur një progres të vazhdueshëm drejt konsolidimit të sektorit me një rritje të numrit të Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC) dhe spektrit të aktiviteteve të tyre. Megjithatë, shoqëria civile shqiptare po përballet me disa vështirësi në lidhje me rritjen e ndikimit të saj në qeverisje, shtrirjen e saj tek qytetarët dhe sigurimin e një impakti të qëndrueshëm të aktiviteteve të saj. Mungesa e aktorëve aktivë të shoqërisë civile në zonat rurale dhe të largëta privon komunitetin në këto fusha të përfitimeve të qeverisjes me pjesëmarrje dhe të orientuar drejt qytetarëve si dhe avantazheve të procesit të integrimit. OShC-të mjedisore shqiptare rrallë përfshihen në nismat e reja legjislative, ose në procesin e përafrimit të BE-së. OMShC-të shqiptare janë përfshirë shumë pak në nismat e reja ligjore, ose procesin e përafrimit të BE.

Për të fuqizuar sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri, projekti ACHIEVE ka patur si qëlilm të:
1. ndërtojë kapacitete profesionale për OMShC-të për të përfaqësuar shoqërinë civile në çështjet mjedisore;
2. mundësojë pjesëmarrjen e OMShC-ve të vogla në procesin e financimit të BE; dhe
3. promovojë përfshirjen e OMShC-ve në vendimmarrjen publike.

Duke synuar disa nga tematikat më të rëndësishme në çështjet mjedisore të BE (ajër, natyrë, mbetje dhe legjislacion horizontal) nëpërmjet aktiviteteve trajnuese dhe aktiviteteve në zonë të zbatuara nga OMShC-të nëpërmjet skemës së nëngrantimit, ACHIEVE mbështeti statusin e Shqipërisë si një vend kandidat i BE, që nga qershori 2015, duke iu mundësuar OMShC-ve të merren në mënyrë profesionale me çështjet e mjedisit dhe të veprojnë si partnerë të besueshëm për negociatorët shtetërorë.

Të gjitha aktivitetet e projektit, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve, nëngrantimin, bashkëpunimin me aktorët e shtetit dhe promovimin e vlerave të
BE-së, synonin përmirësimin e sundimit të ligjit dhe trajtimin e ndotjes dhe dëmtimit të mjedisit.

Që nga themelimi në 1993, REC Shqipëri u përqendrua në aktivitetet dhe mbështetjen për Shoqërinë Civile të sapokrijuar, duke synuar Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile. Kjo mbështetje ka qenë e vazhdueshme dhe e pandërprerë, duke u zhvilluar si një qendër e kompetencës dhe resurseve për OShC-të anembanë vendit dhe rajonit. REC Shqipëri mbështet OShC-të shqiptare përmes këtyre çështjeve (i) Vlerësime dhe Studime; (ii) Trajnimi i OShC-ve; (iii) Mekanizmi i Granteve për Organizatat e Shoqërisë Civile (Mjedisore); dhe (iv) Ndërtimi i rrjeteve dhe dialogut.

Numrat / Versione në gjuhë të tjera