Kalendari i Ditëve Mjedisore

Kalendari i Ditëve Mjedisore
shkurt 2018 | Printim | Libër

Ky kalendar paraqet ditët më të rëndësishme mjedisore, ndërkombëtare dhe kombëtare, me qëllimin për të nxitur më tej lëvizjen mjedisore në Shqipëri dhe promovimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Synimi i kalendarit është t’i vijë në ndihmë lexuesve të thjeshtë apo anëtarëve të organizatave të shoqërisë civile, duke sjellë në vëmendjen e tyre data të veçanta mjedisore për një përfshirje më të madhe në promovimin e këtyre ditëve në vendin tonë.

Kalendari është përgatitur në kuadër të programit SENiOR-II “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria Suedeze dhe i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri.

Informacion më të plotë për ditët mjedisore do të gjeni në: www.mjedisisot.info

Numrat / Versione në gjuhë të tjera