Çështjet gjinore në fokus të menaxhimit të informacionit mjedisor

Çështjet gjinore në fokus të menaxhimit të informacionit mjedisor
qershor 2017 | Printim | Fletë të dhënash

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të projektit “Krijimi i Sistemit të Menaxhimit dhe të Monitorimit të Informacionit Mjedisor në Shqipëri në përputhje me Raportimin Global”, ka përgatitur dhe shpërndarë një pyetësor në institucionet kryesore shtetërore në Tiranë dhe në Kolonjë.

Qëllimi i këtij pyetësori ishte grumbullimi e informacionit specifik mbi çështjet që lidhen me mjedisin, nivelin institucional të vetëdijes dhe të angazhimit, si dhe të përfshirjes specifike në rritjen e ndërgjegjësimit dhe të përgatitjes së raporteve të veçanta në përputhje me  kërkesat e Marrëveshjeve Shumëpalëshe Mjedisore.

Të dhënat e dala nga ky anketim, kanë ndihmuar në hartimin e raportit lidhur me diferencat gjinore dhe pjesëmarrjen e komuniteteve lokale në informimin mjedisore.

Një seksion i veçantë i këtij pyetësori i është kushtuar çështjeve gjinore dhe respektivisht ekzistencës së politikave gjinore në institucionet që ishin objekt i këtij studimi, nivelin e vetëdijes dhe të njohurive të të anketuarve në lidhje me këtë politikë/dokument gjinor, si dhe mbi pozitën e grave dhe burrave në këto institucione dhe angazhimin e grave në proceset vendimmarrëse brenda këtyre institucioneve.

Language versions