Mjetet

Hapat e Gjelbër

Me qëllim ndërgjegjësimin rreth mënyrës së qëndrueshme të të jetuarit, të drejtave mjedisore të qytetarëve dhe ndryshimeve që individët mund të marrin gjatë përditshmërisë së tyre për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm, Hapat e Gjelbër përmbajnë informacion të vlefshëm për organizatat e shoqërisë civile, mësuesit, studentët dhe familjet.

Paketa e Ajrit

Paketa e Ajrit është një paketë burimore që synon të ndihmojë mësuesit për të përgatitur dhe për të dhënë mësim lidhur me problemet e cilësisë së ajrit të brendshëm në shkolla. Paketa është bazuar në rezultatet e dy fazave të nismës SEARCH (Mjedisi në Shkollë dhe Shëndeti Respirator i fëmijëve).

Paketa e Gjelbër

Paketa e Gjelbër është një mjet multimedial për edukimin mjedisor, që përdoret për të mësuar fëmijët e moshës 11 – 15 vjeç lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Paketa e Gjelbër Junior

Me qëllim ndërgjegjësimin rreth mënyrës së qëndrueshme të të jetuarit, të drejtave mjedisore të qytetarëve dhe ndryshimeve që individët mund të marrin gjatë përditshmërisë së tyre për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm, Hapat e Gjelbër përmbajnë informacion të vlefshëm për organizatat e shoqërisë civile, mësuesit, studentët dhe familjet.

Paketa e Treguesve për Shkarkime të Ulta të Karbonit

Ky mjet burimor online, është zhvilluar gjatë projektit “Rajonet për Ndryshim të Qëndrueshëm” (RSC), si një mjet kompleks dhe gjithëpërfshirës për palët e interesuara nga rajonet e Evropës, të cilët kanë nevojë të punojnë me treguesit e shkarkimeve të ulta të karbonit në procesin e politikëbërjes.

Planifikimi i zgjuar i udhëtimit

Nxitur nga shqetësimi për shëndetin e punonjësve të saj, mjedisit dhe ekonomisë, REC po monitoron mënyrën se si punonjësit udhëtojnë për në punë dhe nga puna, duke përdorur një mjet udhëtimi të zgjuar.

Rrugët “e zgjuara”

Burimet për të ndihmuar mësuesit e arsimit të mesëm prezantojnë sfidat kryesore urbane të Evropës dhe angazhojnë studentët e tyre në gjetjen e zgjidhjeve.

Udhëzuesi për Qëndrueshmërinë Organizative

I zhvilluar në kuadër të programit “Mbështetje e Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile në Evropën Juglindore” (SECTOR), paketa iu mundëson grupeve të interesit të vlerësojnë ecurinë e tyre organizative dhe të fuqizojnë kapacitetet e tyre. Nxitur nga shqetësimi për shëndetin e punonjësve të organizatës, për mjedisin dhe ekonominë, REC është duke monitoruar se si punonjësit udhëtojnë për në punë apo anasjelltas, duke përdorur mjete të zgjuara udhëtimi.